TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Olaf Scholz pengoi Ursula von der Leyen që të bëhej kryetarja e re e NATO-s, sepse sipas kancelarit gjerman, ajo do të ishte shumë e ashpër me Rusinë.
Kështu raportuan mediat gjermane këtë të shtunë.
Kancelari gjerman, i cili është përballur me kritika për qasjen e tij të kujdesshme ndaj Vladimir Putin, thuhet se i shprehu Sekretarit Amerikan të Shtetit kundërshtinë e tij për këtë emërim.
“Scholz ishte kategorikisht kundër që von der Leyen të bëhej kryetarja e NATO-s”, raportoi gazeta gjermane Welt am Sonntag, duke cituar zyrtarë të Brukselit dhe diplomatë evropianë.
“Von der Leyen kishte qenë shumë kritike ndaj Putinit dhe kjo mund të ishte një disavantazh në planin afatgjatë sipas mendimit të Scholz”, shtuan burimet.
Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, do të tërhiqet nga posti në tetor.
Emri i von der Leyen, ish-ministre Mbrojtjes në Gjermani, e cila aktualisht është presidente e Komisionit Evropian, është përmendur si një pasardhëse e mundshme.
Një tjetër pretendent është Mark Rutte, kryeministri holandez, shanset e të cilit për të marrë rolin janë rritur për shkak të kundërshtimit të Scholz për Von der Leyen raportoi Welt am Sonntag.