TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka vizituar Londrën ditën e sotme, ku ka zhvilluar disa takime me politikanë të lartë dhe Mbretin Charles.
Zelensky falenderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme në luftën që vijon të zhvillohet në Ukrainë pas agresionit rus dhe kërkoi më shumë armatime.
Gjatë fjalës së tij në Parlamentin britanik, Zelensky lavdëroi edhe njëherë ish kryeministrin Borisn Johnson, i cili ka qenë veçanërisht i përfshirë në ndihmën britanike për Ukrainën.
Ai kërkoi që MB dhe Perëndimi të vijojnë vendosjen e sanskioneve ndaj Rusisë, për ta pamundësuar luftën e Rusisë, duke goditur financat e tyre.
"Liria do të triumfojë, ne e dimë që Rusia do të humbasë!", u tha Zelensky parlamentarëve.
Ukraina ka kërkuar vazhdimisht armatime dhe avionë luftarakë dhe kjo ishte kryefjala e takimeve ditën e sotme në kryeqytetin britanik.
Ministri i Mbrojtjes në MB deklaroi se po shqyrtohet mundësia e dërgimit të avionëve dhe gjithashtu lloji i tyre. Gjithësesi, qeveria e ka konsideruar këtë një zgjidhje "afatgjatë", për shkak të kohës që u duhet trupave ukrainase për t'u trajnuar.
Për ta vendosur këtë në konteskt, pilotëve britanikë u është dashur një trajnim pesë vjeçarë për të drejtuar avionët luftarakë "Typhoon".
Wallace u shpreh se ekipi i parë nga Ukraina do të trajnohet në pranverë, megjithatë qeveria nuk ka bërë asnje premtim për dërgimin e avionëve.
Zelensky u takua gjithashtu me Mbretin Charles në Buckingham Palace, të cilin e falenderoi për "mikpritjen e ngrohtë" dhe i shprehu urimet për ngjitjen në fron, duke i uruar "paqe dhe prosperitet për popullin britanik".
Ditën e nesërme Zelensky pritet të udhëtojë drejt Brukselit. Axhenda e tij përmban edhe një fjalim në Parlamentin e BE-së.