BOTA, 4 Maj 2022, 23:21

Zelensky merr në telefon shefin e OKB-së: Na ndihmoni të shpëtojmë ukrainasit e mbetur në Mariupol

Zelensky merr në telefon shefin e OKB-së: Na ndihmoni të

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar ndihmë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për të shpëtuar ukrainasit e mbetur të plagosur në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.

Gjatë një telefonate të zhvilluar ditën e sotme teksa Zelensky Antonio Guterresin për përpjekjet e tij për të siguruar evakuime në fillim të kësaj jave i kërkoi atij ndihmë të mëtejshme.

“Jeta e njerëzve që mbeten atje është në rrezik. Të gjithë janë të rëndësishëm për ne. Kërkojmë ndihmën tuaj për t’i shpëtuar”, i ka thënë Zelensky.