BOTA, 4 Maj 2022, 19:13

Biden: SHBA-të të hapura për sanksione shtesë ndaj Rusisë

Biden: SHBA-të të hapura për sanksione shtesë ndaj

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se SHBA-ja është e gatshme për sanksione të reja ndaj Rusisë, pas atyre të paralajmëruara sot nga Bashkimi Evropian, raporton CNN.

“Do të bisedoj me anëtarët e G7-s këtë javë rreth asaj se çka do të bëjmë”, u ka thënë Biden gazetarëve gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë, ku po fliste për ekonominë amerikane.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka propozuar të mërkurën një varg masash, përfshirë edhe ndalimin e naftës ruse.

Propozimet e tjera përfshijnë listimin e individëve të cilët kanë kryer krime në Bucha, largimin e bankës më të madhe ruse, Sberbank dhe dy kompanive të tjera nga sistemi SËIFT dhe ndalimi i tre transmetuesve shtetërorë rus nga valët ajrore evropiane.

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka bërë të ditura po ashtu të mërkurën sanksionet shtesë ndaj 63 qytetarëve dhe etniteteve ruse.