TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka hequr shtetësinë ukrainase kryebashkiakut të qytetit portual të Odesës, Gennadiy Trukhanov.
“Është konfirmuar edhe shtetësia ruse e disa individëve dhe janë përgatitur vendime përkatëse. Dekreti është nënshkruar”, njoftoi sot Zelensky në Telegram pas një takimi me kreun e inteligjencës, Vasyl Malyuk, pa dhënë emra.
Trukhanov tani mund të përballet me deportim.
Pak më vonë, shërbimi i inteligjencës SBU konfirmoi se heqja e qytetarisë ka ndikuar pikërisht tek kryebashkiaku i Odessës.
U publikua një imazh i pasaportës ruse që dyshohet se i përket atij, e cila është e vlefshme deri në dhjetor. Nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur nëse imazhi i dokumentit është autentik.
Vetë Trukhanov ka mohuar disa herë akuzën. “Nuk kam pasur kurrë pasaportë ruse”, tha ai për televizionin publik pas njoftimit për heqjen e qytetarisë ukrainase.
Ai planifikon të ndjekë veprime ligjore kundër vendimit, duke u bazuar në një hetim të shërbimit të sigurisë kundrejt tij në vitin 2022.
Me humbjen e qytetarisë, udhëheqësi i zgjedhur i qytetit gjithashtu hiqet në mënyrë efektive nga detyra. Në përgjigje të një peticioni, Zelensky nisi njëkohësisht krijimin e një administrate ushtarake për këtë qytet strategjik portual.
Trukhanov, i cili ka dënuar disa herë sulmet e shumta ruse ndaj Odessës, është kryebashkiak i qytetit që nga viti 2014. Dyshimet për shtetësinë ruse u ngritën gjatë fushatës elektorale atëherë.
Për shkak të ligjit ushtarak aktual, zgjedhjet lokale të planifikuara për fundin e tetorit janë anuluar. Kompetencat e të gjithë përfaqësuesve lokalë janë konfirmuar nga një vendim parlamentar deri në fund të luftës.
Heqja e qytetarisë, e cila praktikohej ndaj disidentëve në kohën sovjetike, është bërë e zakonshme sërish nën admin istratën e presidnetit Zelensky dhe paraardhësin e tij, Petro Poroshenko.