TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është shprehur i bindur se fitorja në luftën e nisur nga Rusia është një synim kombëtar dhe shteti dhe çdo qytetar duhet të punojnë çdo ditë për ta arritur atë.
“Çlirimi i vendit dhe fitorja është synimi ynë kombëtar. Ne duhet të punojmë për të çdo ditë. Jo vetëm shteti, por çdo qytetar në çdo nivel të mundshëm”, ka shkruar presidenti në rrjetet sociale.
Zelensky publikoi tradicionalisht një përzgjedhje fotografish për jetën e ukrainasve në mes të rezistencës së tyre ndaj agresionit rus që ka filluar nga 24 shkurti.