TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot liderët e Bashkimit Europian kanë rënë darkord që Kroacia t’i bashkohet grupit të vendeve që përdorin euron.
Kjo e çon në 20 numrin e vendeve që përdorin monedhën europiane.
“Euro është një shprehje monetare e fatit tonë të përbashkët dhe është pjesë e ëndrrës evropiane. Tani ëndrra po bëhet realitet edhe për Kroacinë”, tha presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.
Pas bisedimeve me deputetë të Parlamentit Europian dhe përfaqësues të Bankës Qendrore Evropiane, procesi pritet të përmbyllet në korrik, me miratimin e tre akteve ligjore, të cilat do të mundësojnë ndryshimin.