BOTA, 25 Qershor 2022, 10:38

Sulm në një “gay bar” në Oslo, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

Sulm në një “gay bar” në Oslo, dy të vdekur dhe

Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë u plagosën orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal homoseksualësh në Oslo të Norvegjisë.

Policia ka bërë me dije se një person i dyshuar si autor i ngjarjes është arrestuar dhe janë sekuestruar dy armë.

Policia e armatosur rëndë e pajisur me jelek antiplumb dhe helmeta po patrullonte në vendin ku ndodhi ngjarja. Dëshmitarët thanë se autori i ngjarjes i kishte të qarta synimet e tij dhe tregojnë se shumë persona u plagosën rëndë.

“Ai dukej shumë i vendosur se ku do të qëllonte. Kur kuptova se ishte serioze, vrapova. Ishte një burrë i gjakosur i shtrirë në tokë”, tha një grua që pa incidentin.

 “Kishte shumë të plagosur në tokë që kishin lëndime në kokë”, tha një tjetër dëshmitar.

Sipas dëshmitarëve të pranishëm në momentin e të shtënave, autori ka mbërritur me një çantë, nga e cila ka nxjerrë një armë dhe ka filluar të qëllojë, ndërsa nuk dihet ende arsyeja e këtij sulmi.

Policia po e trajton ngjarjen si një sulm terrorist.