BOTA, 8 Mars 2025, 14:34

Zbardhet biseda/ Rubio telefonon kryediplomatin ukrainas: Trump dëshiron t'i japë fund luftës Rusi-Ukrainë

Zbardhet biseda/ Rubio telefonon kryediplomatin ukrainas: Trump dëshiron

Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio pati një telefonatë me ministrin e Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha të premten vonë.

Gjatë telefonatës, Rubio i tha Sybiha-s se Presidenti Donald Trump ishte i vendosur për t'i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur, thotë departamenti.

Rubio thuhet se ka nënvizuar qëllimin e Trump për t'i dhënë fund luftës trevjeçare shpejt dhe ka theksuar se "të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të siguruar një paqe të qëndrueshme", tha zëdhënësja e departamentit Tammy Bruce.