TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi sot se sulmet e reja vdekjeprurëse të natës së djeshme në territorin ukrainas tregojnë se “qëllimet e Rusisë mbeten të pandryshuara” dhe se ”sanksionet të reja duhet të vendosen kundër Moskës”.
”Sulmet të tilla tregojnë se qëllimet e Rusisë mbeten të pandryshuara”, shkroi presidenti në Telegram.
”Prandaj është shumë e rëndësishme të vazhdojmë të bëjmë gjithçka për të mbrojtur jetën, për të forcuar mbrojtjen tonë ajrore dhe për të ashpërsuar sanksionet kundër Rusisë”, shtoi ai, ndërsa homologu i tij amerikan Donald Trump kërcënoi një ditë më parë me sanksione të reja kundër Moskës.
Sulmet ruse shkaktuan të paktën 12 të vdekur në Ukrainën Lindore, sipas punonjësve të shpëtimit dhe autoriteteve lokale, një ditë pas një sulmi masiv me dron dhe raketa në infrastrukturën energjetike të vendit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërcënoi dje Rusinë me sanksione të reja të premten, nëse ajo nuk ndalonte goditjen e Ukrainës, të shkatërruar nga më shumë se tre vjet luftë.
Por, sulmet vdekjeprurëse vazhduan edhe dje në lindje të vendit.
“Në mbrëmje, rusët goditën qendrën e Dobropillias, një qytet në rajonin e Donetskut. Të paktën 12 persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën dhe nëntë ndërtesa u dëmtuan”, thanë shërbimet e urgjencës në shërbimin e mesazheve Telegram.
”Në rajonin e Kharkivit, gjithashtu në lindje, një dron goditi një ndërmarrje civile në qytetin e Bogodukhivit”, tha Oleg Sinogubov, kreu i administratës ushtarake rajonale.