BOTA, 7 Mars 2025, 21:37

Mediat e huaja: Putin i gatshëm të pranojë një armëpushim me kushte në Ukrainë

Mediat e huaja: Putin i gatshëm të pranojë një

Vladimir Putin është i gatshëm të diskutojë një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë, me kusht që të ketë përparim drejt një marrëveshjeje përfundimtare të paqes.

Lajmin e bën të ditur agjencia Bloomberg, duke cituar disa burime, sipas të cilave, për një marrëveshje mbi ndalimin e armiqësive duhet të ketë një mirëkuptim të qartë mbi parimet bazë të marrëveshjes përfundimtare të paqes.

Rusia do të insistojë – shton Bloomberg – për përcaktimin e parametrave të një misioni të mundshëm paqeruajtës, duke përfshirë marrëveshjen mbi shtetet që do të marrin pjesë në të.