BOTA, 30 Mars 2023, 10:17

“Xhuxh” dhe “djall”, oligarkët tallen me presidentin Putin

“Xhuxh” dhe “djall”, oligarkët tallen me

Një skandal po trondit elitën e Moskës, pasi dy “miq” të Vladimir Putin dyshohet se e quajtën presidentin rus “djall” dhe “xhuxh” sipas bisedave të zbuluara.

Në mediat ukrainase është publikuar një regjistrim audio prej 35-minutash, mes oligarkut dhe ish-senatorit rus Farkhad Akhmedov, dhe Iosif Prigozhin.

Të dy flisnin gjerë e gjatë për pushtimin e Ukrainës, duke komentuar edhe opionionet e të tjerëve në Kremlin, teksa nuk i kursyen edhe ironitë e ofendimet për vetë Vladimir Putinin.

Disa media ukrainase dhe të pavarura ruse përfshirë Meduza, analizuan audion që dyshohet se kishte ndodhur më 24 janar.

“Ai është një djall,” tha njeri prej tyre, pastaj flet për ish-presidentin e Rusisë dhe nënkryetarit aktual të Këshillit të Sigurimit Rus, Dmitry Medvedev: “Si ai Putini dhe ky i fundit Medvedev janë famëkeq, Liliputët dhe Tosodoulis”.

Ata kritikuan Putinin dhe anëtarët e elitës së Kremlinit, të cilët po përdorin ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu si një kok turku për dështimet në frontet e Ukrainës.

Prigozhin fillimisht tha se regjistrimi ishte i rremë. Por më vonë ai pranoi se të paktën disa nga fazat e dëgjuara në audio ishin autentike.

“Regjistrimi është një përmbledhje e frazave të folura dhe të tjera që janë krijuar dhe nuk janë folur kurrë,” tha Prigozhin.

Një burim i paidentifikuar në shërbimin e sigurisë të FSB-së të Rusisë thuhet se konfirmoi vërtetësinë e audios dhe tha se “udhëheqja e FSB-së së fundmi mbajti një takim dhe udhëzoi vartësit të ndërmarrin veprime” për skandalin.