TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një hetim për vrasje ka nisur në lidhje me zjarrin e rënë në një qendër pritjeje në Meksikë, ku humbën jetën 39 emigrantë. Ngjarja ndodhi në një qendër ndalimi federale në Ciudad Juarez, në kufirin Meksiko-SHBA.
“Asnjë nga zyrtarët publikë dhe asnjë nga rojet private nuk bëri gjënë më të vogël për t’i hapur derën migrantëve që ishin brenda ndërsa ajo digjej,” tha prokurorja publike Sara Irene Herrerias Guerra, një specialiste për çështjet e të drejtave të njeriut, gjatë një shtypi.
Një “vrasje” në seri po hetohet, ndërsa ndaj këtyre punonjësve të sigurisë së kësaj qendre, ndërsa ata akuzohen dhe për “shkaktim të lëndimeve të rënda trupore”, duke mos përjashtuar mundësinë e kryerjes së veprave të tjera penale.
Ministrja e Sigurisë Publike, Rosa Isela Rodríguez, shtoi se janë identifikuar tetë persona që dyshohet se kanë përgjegjësi penale. Bëhet fjalë për tre punonjës të Institutit Kombëtar të Migracionit (INM) dhe pesë punonjës të një kompanie private sigurie, sqaroi zonja Rodrigues. Gjykatësve iu kërkua të lëshonin të paktën katër urdhër-arreste që nga dita e djeshme.
Në disa pamje të publikuara, shihet se rojet largohen sapo fillon zjarri. Siç shihet edhe në video, rojet largohen nga qelia në të cilën emigrantët vunë zjarrin për të protestuar për dëbimin e tyre, ndërsa flakët dhe tymi mbulojnë gjithçka.
Videoja është bërë publike nga një gazetar meksikan, i cili ka folur për një “krim”. Sipas Institutit Kombëtar të Migracionit (INM) të Meksikës, 40 emigrantët e vdekur janë nga vendet e Amerikës Qendrore dhe Jugore. Në të njëjtën kohë, 28 të tjerë u dërguan në spitale. Përpara publikimit të videos, presidenti i Meksikës, Andrés Manuel López Obrador, kishte fajësuar për tragjedinë vetëm emigrantët, duke thënë se “ata nuk besonin se zjarret që ndezën për të protestuar do të shkaktonin këtë tragjedi të patregueshme”.
Zjarri, një nga më vdekjeprurësit e vendit në vite, vjen ndërsa SHBA dhe Meksika luftojnë me emigracionin e paligjshëm. Javët e fundit ka pasur një rritje të numrit të emigrantëve që mbërrijnë në qytetet kufitare meksikane, ndërsa autoritetet përpiqen të përpunojnë kërkesat për azil duke përdorur një aplikacion të ri të qeverisë amerikane të njohur si CBP One.
Es criminal. Así dejaron encerrados a los migrantes en la Estación de Ciudad Juárez, Chihuahua. pic.twitter.com/MwwMGi1cTl
— Joaquín López-Dóriga (@lopezdoriga) March 28, 2023