BOTA, 30 Mars 2023, 10:05

Mbështetësit e tij sulmuan ndërtesat qeveritare, ish-Presidenti Bolsonaro rikthehet në Brazil

Mbështetësit e tij sulmuan ndërtesat qeveritare, ish-Presidenti

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro po rikthehet në Brazil, pasi qëndroi disa muaj në SHBA.

Politikani i ekstremit të djathtë po kthehet në vend për herë të parë që kur mbështetësit e tij sulmuan Gjykatën e Lartë, Kongresin dhe pallatin presidencial në janar.

Protestat erdhën pasi Bolsonaro humbi zgjedhjet ndaj Presidentit Luiz Inácio Lula da Silva. Bolsonaro tha për CNN se do të ndihmojë Partinë Liberale si një person me përvojë dhe planifikon të udhëtojë nëpër Brazil për të bërë fushatë në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Pasi mbërriti në terminalin në Orlando, ai bëri foto me turmat e mbështetësve. Bolsonaro mbërrin në kryeqytetin brazilian, Brasília, të enjten (30 mars).

Ish-presidenti përballet me sfida të shumta ligjore, përfshirë një hetim nëse ishte ai që nxiti protestuesit të sulmonin ndërtesat kryesore qeveritare një javë pas zotimit të Lula-s si president.

Ai gjithashtu akuzohet se u përpoq të importonte në mënyrë të paligjshme bizhuteri në vlerë prej miliona dollarësh, që i ishin dhënë atij dhe të shoqes nga Arabia Saudite në vitin 2019.

Bizhuteritë u konfiskuan nga zyrtarët doganorë brazilianë në vitin 2021.

Të mërkurën, policia federale thirri Bolsonaro për të dëshmuar në çështjen saudite më 5 prill.