BOTA, 29 Mars 2023, 19:18

Elon Musk i bashkohet thirrjes për pezullimin e krijimit të mendjeve të fuqishme dixhitale

Elon Musk i bashkohet thirrjes për pezullimin e krijimit të mendjeve

Më shumë se një mijë ekspertë të inteligjencës artificiale (IA), kërkues dhe mbështetës, janë bashkuar në një thirrje për një pushim të menjëhershëm në krijimin e "gigandëve" të IA, për të paktën gjashtë muaj, në mënyrë që aftësitë dhe rreziqet e sistemeve si GPT-4 mund të studiohen dhe zbuten. 

Kërkesa bëhet në një letër të hapur nënshkruar nga aktorët kryesorë të IA, përfshirë: Elon Musk, i cili themeloi OpenAI, laboratorin e kërkimit përgjegjës për ChatGPT dhe GPT-4; Emad Mostaque, i cili themeloi Stability IA në Londër; dhe Steve Wozniak, bashkëthemelues i Apple.

Nënshkruesit e saj përfshijnë gjithashtu inxhinierë nga Amazon, DeepMind, Google, Meta dhe Microsoft, si edhe akademikë si shkencëtari kognitiv Gary Marcus.

"Muajt e fundit kanë parë laboratorë IA të kyçur në një garë pa kontroll, për të zhvilluar dhe zbatuar mendje dixhitale gjithnjë e më të fuqishme që askush - as krijuarët e tyre - nuk mund ta kuptojnë, parashikojnë ose kontrollojnë", thotë letra.

"Sistemet e fuqishme IA, duhet të zhvillohen vetëm kur të jemi të bindur që efektet e tyre do të jenë pozitive dhe risqet e tyre do të jenë të menaxhueshme", vjion letra. 

Nëse kërkuesit nuk do të ndalojnë vullnetarisht punën e tyre në modele IA më të fuqishme se GPT-4, atëherë "qeveritë duhet të ndërhyjnë", deklarojnë autorët.

"Kjo nuk do të thotë një ndalim i zhvillimit të IA në përgjithësi, vetëm një kthim prapa nga garat e rrezikshme për modele me aftësi gjithnjë e më të mëdha", shtojnë ata.