TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy ministra izraelitë të ekstremit të djathtë kanë kërcënuar se do të largohen dhe do të rrëzojnë koalicionin qeverisës nëse kryeministri Benjamin Netanyahu bie dakord me propozimin e armëpushimit në Gaza të prezantuar nga presidenti amerikan Joe Biden .
Dy ministrat ai i financave dhe i Sigurisë Kombëtare deklaruan se ishin kundër arritjes së një marrëveshjeje përpara se grupi militant Hamasi të shkatërrohej.
Por nga ana tjetër lideri i opozitës Yair Lapid është zotuar të mbështesë qeverinë nëse Netanyahu i jep dritën jeshile planit.
Propozimi i presidentit amerikan Joe Biden do të niste me një armëpushim gjashtë-javor, në të cilin Forcat e Mbrojtjes të Izraelit do të tërhiqeshin nga zonat e populluara të Gazës.
Ndërkaq marrëveshja përfundimisht do të çonte në lirimin e të gjithë pengjeve, një ndërprerje të përhershme të armiqësive si dhe një plan të madh rindërtimi për Gazën.
Sakaq vetëm një ditë pas propozimit të presidentit të SHBA-ve, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka thënë se nuk do të ketë një armëpushim të përhershëm në rripin e Gazës pa u shkatërruar kapacitetet ushtarake të Hamasit.