BOTA, 4 Nëntor 2025, 21:19

Vrau djalin 7 muajsh, dënohet me 30 vite burg babai

Vrau djalin 7 muajsh, dënohet me 30 vite burg babai

Një burrë nga Kalifornia Jugore, i cili u deklarua fajtor për vrasjen e djalit të tij shtatëmuajsh, është dënuar me më shumë se 30 vite burg. Jake Haro, 32 vjeç u dënua në tetor për vrasjen e qëllimshme të djalit të tij, Emanuel. Pavarësisht kërkimeve, mbetjet e fëmijës nuk janë gjetur ende.

Haro dhe gruaja e tij, Rebecca kishin pohuar se foshnja ishte rrëmbyer. Ata thanë se Rebecca ishte sulmuar dhe kishte humbur ndjenjat, ndërsa po i ndërronte pelenën djalit. Çifti u arrestua disa ditë më vonë në shtëpinë e tyre. Rebecca u thirr për të shpjeguar mospërputhjet në dëshminë e saj.

Mediat e huaja shkruajnë se Haro u dënua me shtatë vite e dy muaj burg për shkelje të lirimit me kusht dhe akuza të tjera, dhe me 25 vite për sulm ndaj një fëmije nën tetë vjeç. Ai u urdhërua gjithashtu të paguante 10,000 dollarë dëmshpërblim. Në vitin 2018, Haro u deklarua fajtor për shkaktimin e lëndimeve të rënda dhe të përhershme vajzës së tij, 10 muajshe. Ai u dënua me gjashtë vjet burgim me kusht, të cilin prokurorët thonë se duhet ta vuajë tani. Rebecca Haro, 41 vjeç është deklaruar e pafajshme dhe po mbahet në paraburgim me një garanci prej 1 milion dollarësh. Ajo duhet të paraqitet në gjykatë në janar.