BOTA, 4 Nëntor 2025, 21:00

SHBA, anulohen fluturimet në Aeroportin "Ronald Reagan" për shkak të një problemi sigurie

SHBA, anulohen fluturimet në Aeroportin "Ronald Reagan" për

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) njoftoi se ka pezulluar të gjitha fluturimet në Aeroportin Kombëtar Ronald Reagan në Uashington për shkak të një problemi sigurie.

Sipas FlightRadar24, një faqe interneti për ndjekjen e fluturimeve, pezullimi është shkaktuar nga një kërcënim i pakonfirmuar ndaj një aeroplani të United Airlines, i cili ishte ndarë nga avionët e tjerë në aeroport.

FAA dhe United Airlines nuk kanë dhënë ende koment për këtë situatë.