TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Katastrofa natyrore kapërcen nga Atlantiku në Paqësor, nga Karaibet në kreolet ishullore të Azisë, nga uragani në tajfun.
Këtë herë moti i keq ka goditur Filipinet, duke shkaktuar shumë viktima, të lënduar dhe dëme materiale, teksa tajfuni po i drejtohet edhe Vietnamit.
Numri i të vdekurve nga tajfuni “Kalmagi” në Filipine është rritur në 40, thanë autoritetet të martën pasdite (4 nëntor), ndërsa stuhia e fuqishme solli shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje në rajonet qendrore të vendit, duke përmbytur shtëpitë dhe duke detyruar mijëra banorë të evakuohen.
???? At least 26 people have died after Typhoon Kalmaegi hit the central Philippines, causing catastrophic flooding in Cebu and nearby provinces.
Floodwaters trapped people on rooftops and completely destroyed homes.
Kalmaegi is the 20th storm to affect the country this year. pic.twitter.com/KhmZN9H6TC
— Volcaholic ???? (@volcaholic1) November 4, 2025
Edhe pse “Kalmagi”, i njohur në vend si “Tino”, është dobësuar që kur goditi vendin herët të martën në mëngjes, ai ende po e përfshin vendin me erëra prej 130 kilometrash në orë dhe shpërthime deri në 180, ndërsa lëviz mbi ishujt Visayas drejt Palawanit verior dhe Detit të Kinës Jugore. Autoritetet po vazhdojnë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit për çdo të mbijetuar.
“Kalmagi” ka shkaktuar përmbytje të gjera dhe evakuime në rajonin Visayas, ndërsa Vietnami po përgatitet për mbërritjen e tajfunit pas përmbytjeve vdekjeprurëse të ditëve të fundit.
This is the aftermath in Talisay City, Cebu, Philippines — the city looks almost completely washed away. At least 26 people have been killed, with estimated winds reaching 130 kph and gusts of up to 180 kph as Typhoon Kalmaegi (TinoPH) tore through the region. pic.twitter.com/UBs1Rk57fw — Weather Monitor (@WeatherMonitors) November 4, 2025