BOTA, 4 Nëntor 2025, 10:40

Përplasja/ “Krijesa më e ligë në tokë”, Pelosi sulmon ashpër Presidentin Trump: Ka minuar themelet e demokracisë amerikane

Përplasja/ “Krijesa më e ligë në tokë”,

Ish-kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, ka lëshuar deklarata të forta ndaj Presidentit Donald Trump, duke e quajtur atë “një krijesë të ligë” dhe “gjënë më të keqe në tokë”.

Në një intervistë për mediat amerikane, Pelosi akuzoi Trumpin se “ka shkatërruar balancat institucionale të vendit” dhe “ka minuar themelet e demokracisë amerikane”.

“Ai e ka shndërruar Gjykatën Supreme në një gjykatë mashtruese, ka shfuqizuar Dhomën e Përfaqësuesve dhe ka ngrirë lirinë e shtypit,” – deklaroi Pelosi.

“Ai është thjesht një krijesë e ligë. Gjëja më e keqe në Tokë. E ka shndërruar Gjykatën Supreme në një gjykatë mashtruese, ka shfuqizuar Dhomën e Përfaqësuesve dhe ka ngrirë lirinë e shtypit”, tha Pelosi.

Ish-kryetarja demokrate hodhi poshtë zërat se karriera e saj politike ka përfunduar, duke theksuar se vendimin për të ardhmen e saj do ta bëjë publik pas votimit të së martës.

Deklaratat e Pelosit vijnë në një klimë të tensionuar politike në SHBA, ndërsa përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale janë në kulm dhe përplasjet mes demokratëve e republikanëve janë thelluar ndjeshëm.