TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi e Siri.
Sipas burimeve nga mediat e huaja, në përditësimin e fundit të situatës raportohet për 19300 të vdekur dhe mijëra të plagosur.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan konfirmoi në momentet e fundit se numri i përgjithshëm i viktimave në Turqi është 16.170.
Zonat e kontrolluara nga qeveria të Sirisë kanë raportuar 1,262 njerëz të vdekur, ndërsa rreth 1,900 njerëz janë raportuar të vdekur në zonat veriore të kontrolluara nga rebelët.
Pra, në total mendohet se kanë vdekur 19,362 njerëz, numër që pritet të rritet pasi mijëra të tjerë ndodhen nën rrënoja dhe shumë të tjerë janë të plagosur rëndë.