BOTA, 9 Shkurt 2023, 14:28

Historike/ Kisha e Anglisë do të bekojë martesat mes personave të së njëjtës gjini

Historike/ Kisha e Anglisë do të bekojë martesat mes personave

Kisha e Anglisë ka votuar në favor të një mocioni, për të bekuar çiftet e së njëtës gjini të cilët janë të martuar apo në bashkëjetesa civile. 

Ky vendim historik erdhi pas një debati të gjatë në mbledhjen e Sinodid të Përgjithshëm, i njohur si "parlamenti i Kishës". 

Personat LGBT+ nuk mund të martohen në Kishë, por ata do të mund të bekohen nga Kisha dhe të mirëpriten aty në një ceremoni, pasi të jenë martuar ligjërisht, një vendim i cili shënjon një pikë kthese mes raportit të Kishës me këtë komunitet. 

Brenda të njëjtin mocion, anëtarët e Sinodit votuan për të shprehur keqardhje dhe pendim për dëmin që Kisha u ka shkaktuar personave LGBT+ dhe dështimin për të mirëpritur persona të këtij komuniteti. 

Priftërinjtë nuk do të jenë të detyruar të bekojnë çiftet e së njëjtës gjini, duke e lënë këtë në zgjedhjen e tyre. 

Mocioni u propozua nga Peshkopi i Londrës dhe erdhi si rezulat i një pune prej gjashtë vitesh, lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me identitetin, seksualitetin, marrëdhëniet dhe martesën. 

Mocioni u votua me shumicë në të tre dhomat e Sinodid.