BOTA, 8 Shkurt 2023, 21:33

Vijon të rritet bilanci i viktimave pas tërmeteve në Turqi dhe Siri, arrin në 12 mijë numri i jetëve të humbura

Vijon të rritet bilanci i viktimave pas tërmeteve në Turqi dhe

Numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri ka arritur mbrëmjen e sotme në të paktën 12.049 persona.

Lajmin e bënë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave Helmetat e Bardha njoftuan se të paktën 1730 njerëz janë vrarë vetëm në zonën e kontrolluar nga opozita në veriperëndim të Sirisë.

Ministri i shëndetësisë i Sirisë i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Sana se 1,262 njerëz kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria të vendit.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, më herët tha se numri i viktimave në vendin e tij është rritur në 9,057 në momentet e fundit.

Kujtojmë se mijëra persona të tjerë ndodhen nën rrënojat e tërmetit dhe sipas paralajmërimit të OBSH-së numri i viktimave mund të shkojë në mbi 20 mijë.

Gjithashtu mijëra ndërtesa në të dy vendet janë shembur plotësisht, duke krijuar një krizë humanitare për mijëra persona të tjerë që i mbijetuan goditjeve të tërmeteve.