TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pesë persona u vranë dhe më shumë se 40 u plagosën, duke përfshirë 12 fëmijë, kur një makinë mori përpara duke përplasur një turmë me njerëz që po ndiqnin një paradë tradicionale të Krishtlindjeve në Wokessa, Wisconsin.
“Aktualisht po konfirmojmë se pesë persona u vranë dhe më shumë se 40 u plagosën. Megjithatë, këto shifra mund të ndryshojnë pasi ne po mbledhim informacione shtesë”, thuhet në njoftimin paraprak të autoriteteve.
RT TaylorLumpkinTV TRIGGER WARNING: ????DISTURBING VIDEO????A viewer sent in horrifying video the moment a red SUV plowed through a crowd during the #Waukesha Holiday Parade. Its currently unclear how many people have been injured. pic.twitter.com/FikV7bYhHJ
— The Daily NewsBeat (@NowMediaScott) November 22, 2021
Videot e frikshme të postuara në mediat sociale tregojnë momentin kur makina përplas grupin e njerëzve, rreth 30 milje në perëndim të Milwaukee. Policia ka arrestuar një person, por nuk raportuan se shoferi ishte i armatosur.
It appears police located the red SUV that plowed through the Waukesha Holiday Parade #waukesha https://t.co/S5QoZ0JMmj
— Kristen Barbaresi (@KristenBarbar) November 22, 2021
Incidenti nuk duket të jetë i lidhur me terrorizmin për momentin, thonë zyrtarët. I dyshuari dukej se po përpiqej të arratisej nga një vend tjetër kur përplasi turmën, i tha CBS News një zyrtar i njohur me elementët e parë të hetimit.
Të plagosurit janë dërguar në spital me autoambulancë, patrullë dhe makina të të afërmve dhe miqve. Një grua i tha stacionit televiziv lokal Fox6 se makina goditi nxënësit e moshës 9 deri në 15 vjeç, pjesë e një grupi kërcimi që morën pjesë në paradë.
Fillimisht pati heshtje, më pas u dëgjuan britma dhe njerëzit nxituan në vend për të ofruar ndihmë. Një dëshmitar okular tha se dëgjoi përplasjen e makinës dhe më pas ulërimat dhe britmat e viktimave.