BOTA, 20 Nëntor 2021, 15:40

Austri/ Mijëra qytetarë në protestë kundër mbylljes dhe vaksinimit të detyruar

Austri/ Mijëra qytetarë në protestë kundër mbylljes dhe

Mijëra protestues janë mbledhur në qendër të Vjenës, kundër vendimit të qeverisë për mbylljen dhe vaksinimin e detyrueshëm, si masa parandaluese kundër COVID-19.

Mediat e huaja shkruajnë se protesta u organizua nga partia e ekstremit të djathtë FPO.

Qytetarët u mblodhën në  zemër të kryeqytetit të shoqëruar me parulla dhe brohoritje “kundër diktaturës së koronavirusit”, “Jo ndarjes së shoqërisë”, shkruhej në disa nga pankartat.

Një mësuese e cila i ishte bashkuar protestës deklaroi se nuk është e drejtë që qytetarëve t’u privohen të drejtat.

Kujtojmë se, ditën e djeshme kancelari Alexandër Salenberg njoftoi vendosjen e një bllokimi të ri deri më 13 dhjetor.