TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtatë të plagosur dhe 20 të arrestuar është bilanci i protestave të dhunshme në Roterdam, kundër mbylljes. Dy nga të plagosurit janë qëlluar nga agjentët e policisë, të cilët synonin të qëllonin në ajër në shenjë paralajmërimi.
Shumë prej tyre thërrisnin “liri”, shpërthyen shumë fishekzjarrë dhe hodhën sende të forta kundër policisë. Të paktën një automjet i forcave të rendit u dogj. Edhe zjarrfikësit u goditën nga protestuesit, teksa përpiqeshin të shuanin flakët.
Përplasjet mes protestuesve dhe policisë zgjatën disa orë dhe një pjesë e qendrës së qytetit u mbyll. Holanda është vendi i parë europian që vendosi një mbyllje të pjesshme pas rritjes së rasteve me Covid. Në 12 nëntor kur u mor fillimisht vendimi, protestuesit u përplasën me policinë në Hagë.
Në janar kur hyri në fuqi dhe ora policore shpërthyen protesta dhe trazira që nuk ishin parë në vend që prej 40 vitesh.