BOTA, 20 Nëntor 2021, 13:43

Zjarri i madh përfshin ndërtesat historike në qendër të Parisit

Zjarri i madh përfshin ndërtesat historike në qendër të

Një zjarr i madh shpërtheu të shtunën në një ndërtesë në Shëtitoren “Boulevard des Capucines”, afër Sheshit të Operës në pjesën qendrore të Parisit.

Në foton e mësipërme shihet se flakët kanë përfshirë një sërë ndërtesash historike të kryeqytetit francez.

Shërbimet zjarrfikëse kanë urdhëruar njerëzit të shmangin zonën.

Kjo është zona më ikonike e Parisit që vizitohet nga shumë turistë.

Zjarri i së shtunës të kujton atë të vitit 2019 që shkatërroi katedralen me famë botërore Notre-Dame.