TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sulmet ajrore izraelite kanë shkatërruar ndërtesa banimi dhe kanë vrarë dhjetëra njerëz në një kamp refugjatësh në Gazën veriore, në ditën e 25-të të një konflikti që Kombet e Bashkuara thonë se është kthyer në një “varrezë” për fëmijët, sipas mediave ndërkombëtare.
Të paktën gjashtë sulme ajrore goditën zonat e banuara në kampin e refugjatëve Jabalia në periferi të qytetit të Gazës të martën, duke vrarë më shumë se 50 njerëz dhe duke plagosur rreth 150, thanë zyrtarët e Hamasit.
Pamjet video treguan të paktën 47 trupa të nxjerrë nga rrënojat dhe ekipet e shpëtimit në kërkim të të mbijetuarve mes metalit të përdredhur dhe dy kratereve të mëdha. Ministria e Shëndetësisë e Hamasit e quajti sulmin një masakër “të tmerrshme”.
Ushtria izraelite tha se kishte shënjestruar kampin për të vrarë Ibrahim Biari, një komandant kyç i Hamasit i lidhur me sulmin e grupit të 7 tetorit në Izrael, i cili tha se kishte kapur ndërtesa civile me luftëtarët e tij në qytetin e Gazës. Në fakt, fillimisht u pretendua se lideri i Hamasit ka vdekur.
The bombing of the #Jabalia camp, killing and injuring at least 400, is Netanyahu's reply to the worldwide protests demanding an end to the genocidal assault on #Gaza.
— David North (@DavidNorthWSWS) October 31, 2023
The Israeli regime is acting with the full support of the Biden administration and NATO. pic.twitter.com/5VLfJI8i87
Zëdhënësi i IDF, Daniel Haggari tha se ushtria izraelite arriti të marrë kontrollin e një bastioni të Hamasit në Jabaliya perëndimore, ndërsa neutralizonte komandantin e Hamasit, Ibrahim Biari. Sipas IDF, Biari ishte komandanti i batalionit qendror në Jabalia dhe ishte mbikëqyrës i të gjitha luftimeve në Gazën veriore. Sipas Hagarit, në 24 orët e fundit ushtria izraelite vrau 50 burra të Hamasit.
#JABALIA#Jabalia_Camp
— Ulli (@RealthingUlli) October 31, 2023
Horrible videos after Israeli airstrike on the refugee camp in #Jabalia
How can anyone justify this? pic.twitter.com/W3gXY2nmEC