BOTA, 31 Tetor 2023, 18:18

Lufta në Gaza, vriten dy ushtarë izraelitë

Lufta në Gaza, vriten dy ushtarë izraelitë

Forcat e Armatosura të Izraelit (IDF) njoftuan se dy ushtarë u vranë sot në luftime në Rripin e Gazës.

Ata janë dy veteranë 20-vjeçarë, Roy Wolf dhe Lavi Lipsitz, të cilët u vranë gjatë përleshjeve me luftëtarët e Hamasit në pjesën veriore të enklavës palestineze.

Dy ushtarë të tjerë izraelitë u plagosën dhe gjendja e tyre përshkruhet si “e rëndë”, sipas deklaratës së IDF.