BOTA, 31 Tetor 2023, 19:57

Bombardimet me qindra të vdekur, Borrell: BE dënon sulmet e izraelitëve në Bregun Perëndimor

Bombardimet me qindra të vdekur, Borrell: BE dënon sulmet e

Diplomati i BE, Joseph Borrell shprehu shqetësim të madh për sulmet e izraelitëve kundër palestinezëve, të cilat ai i dënoi me vendosmëri.

Pas një sërë kontaktesh me diplomatët më të lartë të Arabisë Saudite, Egjiptit dhe Jordanisë, Borrell përsëri bëri thirrje për një pauzë humanitare në luftë, shkruan Al Jazeera.

Sulmet nga kolonët në Bregun Perëndimor të pushtuar janë rritur që nga 7 tetori.

OKB-ja ka thënë se të paktën 115 palestinezë janë vrarë në dhunën në Bregun Perëndimor të pushtuar që atëherë.