TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një betejë ligjore katërvjeçare midis aktorit Robert De Niro dhe ish-asistentes së tij përfundoi në gjyq të hënën, në Manhattan. Konflikti mes aktorit të famshëm dhe ish-asistentes Graham Chase Robinson, lindi pas akuzave nga kjo e fundit për abuzim verbal dhe diskriminor gjinor. De Niro u paraqit në gjykatën federale për të dëshmuar kundër akuzave të Robinson, për të cilat ajo pretendon se ai ka përdorur gjuhë përçmuese, duke përfshirë sharje dhe biseda të papërshtatshme telefonike me të.
Graham Chase Robinson, e cila filloi si asistente ekzekutive e aktorit në vitin 2008, ngriti padi kundër aktorit dhe kompanisë së tij, “Canal Productions”, për diskriminim gjinor. Ajo tha në dëshminë e saj se De Niro e kishte trajtuar si një “grua zyre”, duke e urdhëruar të lante çarçafët dhe t’i kruante kurrizin, Madje, sipas saj, edhe e kishte paguar më pak se një punonjës burrë, puna e të cilit nuk kërkonte aftësi apo përgjegjësi më të madhe se ajo.
“Canal Productions” paditi znj. Robinson, duke e akuzuar se kishte transferuar në mënyrë të parregullt më shumë se 450 mijë dollarë në llogarinë e saj personale dhe kishte shpenzuar dhjetëra mijëra dollarë nga kompania për ushqim, udhëtime dhe shërbime të tjera personale.
Komisioni do të vendosë vlefshmërinë e pretendimeve të të dyja palëve në të njëjtën kohë. Në dokumentet e gjykatës, Robinson mohoi të kishte bërë blerje të paautorizuara ose shpenzime të tjera të panevojshme.
Të martën, De Niro, 80 vjeç, fitues i çmimit “Oscar” (aktualisht është në qendër të vëmendjes për rolin e ri në filmin “Killers of the Flower Moon” të Martin Scorsese), ishte dëshmitar në ditën e dytë të gjyqit. Dëshmitë kulmuan me një tension të lartë, pas disa orësh, aq sa bënë që De Niro të shpërthente nga tribuna kundër Robinson: “Të të vijë turp, Chase Robinson!” – i është drejtuar ai me ton të ashpër ish-asistentes.