TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Ushtria ukrainase ka shkatërruar 96 raketa gjigante gjatë një sulmi mbi bazën ajrore ruse Engels-2”, - ka bërë të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Sipas zyrtarit të lartë të sigurisë kombëtare, Andrii Kovalenko, këto raketa ishin planifikuar të përdoreshin në tre sulme kundër Ukrainës gjatë marsit dhe prillit. Ai shtoi se në sulm janë shkatërruar edhe shumë raketa Kh-101 dhe municione të tjera.
Pamjet e zjarrit të shpërthimeve dhe shkatërrimit të municioneve janë publikuar në rrjetet sociale përmes një videoje amatore.
Baza ajrore Engels-2, e vendosur rreth 450 kilometra larg kufirit me Ukrainën, është shtëpia e bombarduesve të Regjimentit të 184-të. Aty ndodhen edhe tre lloje të tjera bombarduesish të përdorur rregullisht në luftën kundër Ukrainës si janë Tu-95, Tu-22 dhe Tu-160.