TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter goditi Myanmarin.
Tërmeti është aq i fortë sa është ndjerë në Tajlandë dhe vende të tjera fqinje.
Tërmeti shkaktoi shembjen e ndërtesave si në Myanmar ashtu edhe në Bangkok, ndërsa rrugët u “ndanë” në dysh.
Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë shkallën e shkatërrimit.
Një urë e madhe në Mianmar u shemb gjatë tërmetit. Policia njoftoi se një rrokaqiell 30-katësh në ndërtim e sipër në Bangkok u shemb, duke bllokuar të paktën 43 punëtorë.
Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 10 kilometrash dhe ndodhi rreth orës 14:20 (ora lokale) në një distancë prej afërsisht 17 kilometrash nga qyteti i Mandalay me rreth 1.2 milionë banorë, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).
Pasoi një pasgoditje me magnitudë 6.7 të shkallës Rihter dhe autoritetet po paralajmërojnë banorët për tërmete të tjerë.
Dëshmitarët okularë në Bangkok thanë se njerëzit, menjëherë pas tërmetit, dolën në rrugë në panik.
“Dëgjova një zë ndërsa flija në shtëpi, vrapova sa më shumë që munda nga ndërtesa me pizhame,” tha Nuanghai, një banor i Chiang Mai, qyteti i dytë më i madh i Tajlandës dhe një destinacion popullor turistik i njohur për tempujt e tij.
Another aftermath video from Mandalay after it was hit by powerful 7.7 earthquake#earthquake #Myanmar pic.twitter.com/MUgIwctxm6
— Masood (@Masood9876) March 28, 2025
NEW: The Ava Bridge in Myanmar collapsed during the earthquake pic.twitter.com/rOgj8DnYKF
— BNO News Live (@BNODesk) March 28, 2025
WATCH: Strong earthquake hits Bangkok, sending pool water over edge of building pic.twitter.com/r8eUr1c2gX
— BNO News (@BNONews) March 28, 2025