BOTA, 24 Korrik 2025, 18:23

Vdes në moshën 71-vjeçare, Hulk Hogan!

Vdes në moshën 71-vjeçare, Hulk Hogan!

Bota e sportit po mban zi për vdekjen e Hulk Hogan. Legjenda e ringut ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare në shtëpinë e tij në Clearwater, Florida.

Sipas TMZ Sports, shkaku i vdekjes ishte arresti kardiak . Shërbimet e urgjencës nxituan në vendngjarje, por nuk kishte asgjë që mund të bënin për Hulk Hogan.

Vetëm pak javë më parë, gruaja e tij kishte deklaruar se zemra e burrit të saj ishte "e fortë" dhe se ai po shërohej nga operacioni, duke mohuar thashethemet se Hogan ishte në koma.