TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i zyrës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, postoi në Twitter pas raportimeve për rrëzimin e avionit të Prigozhin, se duhet të pritet deri në qartësimin e situatës.
“Është e qartë se Putini nuk fal askënd. Ai po priste momentin. Është gjithashtu e qartë se Prigozhin nënshkroi një dënim me vdekje në momentin që ai besoi “garancitë e Lukashenkos” dhe në “fjalën e ndershme” të Putinit,” shkroi Podolyak.
“Eliminimi i Prigozhin dhe komandës Wagner dy muaj pas përpjekjes për grusht shteti është një sinjal nga Putin për elitat ruse përpara zgjedhjeve të 2024″, shtoi ai më tej.