BOTA, 23 Gusht 2023, 19:46

Spanjë, sekuestrohen 700 kg kokainë, sillej në Europë nga Ndragheta dhe kartelet e Ballkanit

Spanjë, sekuestrohen 700 kg kokainë, sillej në Europë nga

Të paktën 700 kg kokainë u sekuestruan dhe katër persona u arrestuan në ishujt Kanarie. Duke iu referuar policisë spanjolle, El Pais shkruan se rasti ka lidhje me një rrjet kriminal që kryen trafikimin e sasive të mëdha të kokainës.

Operacioni i koduar Adriatica ishte një bashkëpunim i Europolit, hetuesve italianë të antimafias dhe policisë së Spanjës. Dy prej të arrestuarve janë italianë të lidhur me Ndragheta-n, ndërsa një i tretë është shtetas kroat i lidhur me një kartel droge në Ballkan.

I arrestuari i katërt është serb. Grupi përdorte një anije me flamur polak, për të sjellë kokainë nga Amerika Latine.

Mbajtja nën mbikëqyrje e tre të dyshuarve për një kohë të gjatë tregoi se edhe pse të papunë, ata kishin një standard të lartë jetese dhe silleshin sikur e përdornin mjetin lundrues për arëgtim.

Sipas një analize të bërë vitin e kaluar nga Europol-DEA, grupet mafioze evropiane po punojnë gjithnjë e më shumë së bashku me kartelet e Amerikës Latine për të importuar sasi të mëdha metamfetamine dhe kokaine në BE.