BOTA, 23 Gusht 2023, 19:24

Shefi i Wagner, Prigozhin, humb jetën. Momenti kur rrëzohet avioni i tij pranë Moskës

Shefi i Wagner, Prigozhin, humb jetën. Momenti kur rrëzohet avioni i

Kreu i ushtrisë mercenare Wagner Yevgeny Prigozhin ka humbur jetën ditën e sotme pasi avioni në të cilin udhëtonte është përplasur pranë Moskës.

Agjencia ruse e lajmeve TASS ka raportuar se 10 persona janë vrarë pasi një avion privat u rrëzua në rajonin Tver, në veri të Moskës.

Kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin raportohet se ka qenë në bordin e avionit të rrëzuar.

Kujtojmë se Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë dhe qeverisë ruse në qershor, por që përfundoi kur presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ndërhyri për të ndërmjetësuar një marrëveshje.

Shefi i Wagner, Prigozhin, humb jetën. Momenti kur rrëzohet avioni i