BOTA, 24 Maj 2025, 21:20

Valë përvëluese në Emiratet e Bashkuara Arabe: Thyhet rekordi historik i të nxehtit për majin

Valë përvëluese në Emiratet e Bashkuara Arabe: Thyhet

Emiratet e Bashkuara Arabe përjetuan dje temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë për muajin maj, që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2003. Sipas Qendrës Kombëtare të Meteorologjisë (NCM), temperatura arriti në 51.6 gradë Celsius në zonën Sweihan (Al Ain), në orën 13:45 sipas kohës lokale.

Ky rekord i ri e kalon temperaturën e një dite më parë, kur në rajonin e Abu Dhabit u regjistruan 50.4 gradë Celsius.

Nxehtësia ekstreme shërben si një tjetër shenjtërim i ndryshimeve klimatike që po prekin gjithnjë e më shumë Lindjen e Mesme dhe zonat e gjera të shkretëtirës.