BOTA, 24 Maj 2025, 13:03

Përsëritet fenomeni i Spanjës/ “Blackout” në juglindje të Francës, pezullohen shfaqjet në Festivalin e Kanës

Përsëritet fenomeni i Spanjës/ “Blackout” në

Një ndërprerje e gjerë e energjisë elektrike ndodhi në mëngjesin e së shtunës në juglindje të Francës, një skenar i parë më herët në Spanjë.

Pjesa perëndimore e rajonit Alpes-Maritimes, që përfshin edhe qytetin e Kanës, është prekur nga ndërprerja e energjisë elektrike, sipas autoriteteve rajonale.

Semaforët nuk funksionojnë dhe shfaqjet në Festivalin e Filmit në Kanë janë ndërprerë.

Shërbimet përkatëse “po punojnë aktualisht për të rikthyer situatën në normalitet”, thuhet në njoftimin e Prefekturës së Rajonit.