BOTA, 24 Maj 2025, 17:01

Akti sabotimi! Ndërprerja e energjisë elektrike në jug të Francës, 4 shtylla tensioni ishin prerë me sharrë! U pezullua Festivali i Filmit në Kanë

Akti sabotimi! Ndërprerja e energjisë elektrike në jug të

Ndërprerja e energjisë elektrike në qytetin e Kanës në Francë ka ardhur si pasojë e një akti sabotimi.

Tre nga katër shtyllat e linjës së tensionit të lartë që furnizon qytetin janë “prerë me sharrë”, bëri të ditur prokurori i qytetit Gras për agjencinë franceze të lajmeve AFP.

Pas këtij sabotimi në zonën Villeneuve-Loubet, operatori francez i rrjetit energjetik RTE pezulloi funksionimin e linjës për të mundësuar ndërhyrjet e nevojshme. Si rezultat, u shkaktua ndërprerje e energjisë në qytetin e Kanës, pikërisht në ditën kur po mbyllej Festivali Ndërkombëtar i Filmit.

Sipas autoriteteve, 160.000 banesa mbetën pa energji elektrike. Megjithatë, Pallati i Festivaleve (Palais des Festivals) nuk u prek, pasi përdori një burim alternativ furnizimi me energji.

Prefekti i rajonit Alpes-Maritimes deklaroi se furnizimi me energji po rikthehet gradualisht në të gjitha zonat e prekura.