BOTA, 24 Maj 2025, 15:23

Udhëheqësi i Sirisë mbërrin në Turqi, pritje e ngrohtë nga Erdogan në pallatin Dolmabahce

Udhëheqësi i Sirisë mbërrin në Turqi, pritje e

Një takim me dyer të mbyllura është zhvilluar në pallatin Dolmabahçe midis presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe udhëheqësit të ri të Sirisë, Ahmed al-Saraa.

Në takim ishin të pranishëm zyrtarë të lartë turq, përfshirë ministrin e Jashtëm Hakan Fidan, ministrin e Mbrojtjes Yasar Güler, kreun e shërbimeve sekrete İbrahim Kalın, si dhe Sekretarin e Industrisë Turke të Mbrojtjes, Haluk Görgün.

Takimi mes dy liderëve u zhvillua në vazhdën e heqjes së sanksioneve nga SHBA ndaj Sirisë, ku presidenti turk luajti një rol kyç, pasi ishte i pranishëm përmes telefonit në takimin e zhvilluar në Arabinë Saudite, ku u thye akulli mes Al-Saraa dhe Donald Trump.