TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vala intensive e të nxehtit që përfshiu Gjermaninë në fund të muajit qershor mund të ketë shkaktuar më shumë se 5.400 vdekje të tepërta, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave.
Gjatë javës së fundit të qershorit u regjistruan 5.486 vdekje më shumë se mesatarja e së njëjtës periudhë për vitet 2022–2025.
Kjo periudhë përkoi me kulmin e temperaturave ekstreme, kur në disa rajone të vendit termometri kaloi 41 gradë Celsius.
Ekspertët theksojnë se temperaturat e larta paraqesin rrezik të madh, veçanërisht për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
Nxehtësia ekstreme mund të përkeqësojë problemet ekzistuese shëndetësore dhe të rrisë ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë.
Gjermania ishte ndër vendet evropiane që u godit më rëndë nga vala e të nxehtit, e cila solli rekorde të reja temperaturash në disa zona.
Shkencëtarët paralajmërojnë se, si pasojë e ndryshimeve klimatike, valët e të nxehtit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, më të gjata dhe më intensive, duke rritur rrezikun për shëndetin publik dhe duke ushtruar presion mbi sistemet shëndetësore.