BOTA, 14 Qershor 2022, 14:44

“Vajzën e vrava unë”/ Nëna pranon krimin, 5-vjeçarja u gjet e groposur

“Vajzën e vrava unë”/ Nëna pranon krimin,

Italia është tronditur ditën e sotme, pasi një 5-vjeçare e quajtur Elena Del Pozzo që ishte denoncuar e zhdukur nga familja, është gjetur e vdekur në zonën e Katanias.

Martina Patti, nëna e 5-vjeçares në Katania ka pranuar krimin para policisë italiane.

Ndërkohë, babai i Elenës, 24-vjeçari Alessandro Nicodemo Del Pozzo ka shkuar menjëherë në vendin ku u gjet trupi dhe në fotot e publikuara nga media italiane, ai duket i dëshpëruar teksa u ngushëllua nga të afërmit.

Polica e gjeti trupin e vogëlushes në një tokë bujqësore disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte më parë gruaja me ish-partnerin dhe babanë e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç.