BOTA, 13 Qershor 2022, 22:34

Një javë më parë u takua me Biden, kryeministri kanadez infektohet me Covid-19 për herë të dytë

Një javë më parë u takua me Biden, kryeministri kanadez

Kryeministri i Kanadasë Justin Trinto është infektuar për herë të dytë me Covid-19.

Sipas zyrës së kryeministri kanadez, gjendja shëndetësore e Justin Trinto është e mirë, pasi kryeministri nuk ka shfaqur asnjë simptomë të koronavirusit.

“Do të ndjek rekomandimet e shëndetit publik dhe do të karantinohem. Unë jam mirë, falë vaksinave që kam bërë,” tha kryeministri kanadez, i cili udhëtoi në Los Anxhelos javën e kaluar për një samit të SHBA me 20 liderë të tjerë në kontinentin amerikan për të diskutuar çështjet që prekin vendet e tyre, përfshirë emigracionin.

Gjatë këtij takimi, Trinto pati një takim dypalësh me presidentin amerikan Joe Biden .

Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit kanadez, në Uashington, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se Joe Biden nuk ishte në kontakt të ngushtë me kryeministrin kanadez.

Kjo është hera e dytë në pak muaj që kryeministri 50-vjeçar kanadez është infektuar më Covid.