BOTA, 14 Qershor 2022, 14:24

Përsëritet skenari i Azovstal, Rusia ultimatum ushtarëve ukrainas të strehuar në fabrikën në Severodonetsk

Përsëritet skenari i Azovstal, Rusia ultimatum ushtarëve ukrainas

Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se u ka ofruar luftëtarëve ukrainas të strehuar në fabrikën kimike Azot në qytetin lindor të Ukrainës, Severodonetsk , mundësinë për t’u dorëzuar më 15 qershor, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.

Ministria tha se Ukraina i kishte kërkuar Rusisë të ngrejë një korridor evakuimi për të ndihmuar civilët të largohen nga centrali, me të gjitha urat që lidhin Severodonetsk me territorin e kontrolluar nga Ukraina tani të shkatërruara.

Pak ditë më parë ishte lideri separatist i rajonit të Donetskut, Eduard Basurin ai që dha të njëjtin ultimatum, duke thënë se ushtarët ukrainas kanë mundësi vetëm të dorëzohen ose të vdesin.