TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Udhëheqësit e vendeve të G7 kanë paralajmëruar Rusinë se do të vendosin një paketë të madhe sanksionesh ekonomike nëse Moska vendos të pushtojë fqinjin e saj, Ukrainën.
Në një deklaratë të lëshuar te henen në mëngjes (14 Shkurt), Ministrat e Financave nga grupi G7, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në dhe Gjermaninë, thonë se prioriteti i tyre i menjëhershëm “është të mbështesin përpjekjet për të qetësuar situatën”.
Ata paralajmërojnë se nëse Rusia shton veprimet ushtarake, grupi G7 është i përgatitur të vendosë sanksione ekonomike dhe financiare të cilat do të kenë pasoja masive dhe të menjëhershme në ekonominë ruse.
“Ne, Ministrat e Financave të G7, nënvizojmë gatishmërinë tonë për të vepruar me shpejtësi dhe vendosmëri për të mbështetur ekonominë ukrainase, duke mbështetur gjithashtu përpjekjet e vazhdueshme për të identifikuar urgjentisht një rrugë diplomatike drejt qetësimit të situatës”, thuhet ne deklaratën e tyre, raporton BBC.
Shumë shtete perëndimore e kanë paralajmëruar vazhdimisht Moskën se çdo pushtim i Ukrainës do të provokojë një përgjigje ekonomikish gjymtuese per Rusine.
Kujtojmë se ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha javën e kaluar se Berlini është i gatshëm të “paguajë një çmim të lartë ekonomik” nëse kërkohen sanksione kundër Rusisë.
Ndërkohë, Viktor Tatarintsev, ambasadori i Rusisë në Suedi, ironizoi me paralajmërimet e perëndimorëve, duke pretenduar se Presidenti Vladimir Putin nuk ishte i trembur nga kërcënimet.