BOTA, 31 Korrik 2023, 10:23

Presidenti amerikan Joe Biden nis pushimet, FBI vijon hetimet te shtëpia në plazh

Presidenti amerikan Joe Biden nis pushimet, FBI vijon hetimet te shtëpia

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden shijuan një ditë në plazhin Rehoboth në Delaware.

Në fotot e publikuara ekskluzivisht nga TMZ, ata shihen me një sërë sendesh në dorë dhe disa agjentë të Shërbimit Sekret që i shoqërojnë. Joe Biden u ul në një karrige buzë detit. Zonja e Parë Jill ishte pranë tij dhe të dy dukeshin të zënë, duke lexuar gjatë gjithë kohës.

Çifti presidencial është duke pushuar ndërsa një hetim i FBI është duke u zhvilluar në shtëpinë e pushimit të Biden në Delaware, sipas mediave amerikane.

Avokati i Biden konfirmoi se policia federale ka marrë përsipër të kontrollojë shtëpinë e presidentit amerikan në plazh në Rehoboth dhe theksoi se presidenti “po bashkëpunon plotësisht”.