BOTA, 25 Shkurt 2022, 18:44

U tha se është larguar nga Kievi, Presidenti Zelensky publikon videon: Jemi të gjithë këtu, po mbrojmë pavarësinë tonë!

U tha se është larguar nga Kievi, Presidenti Zelensky publikon videon:

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka publikuar një video në rrugët e Kievit, i shoqëruar nga kryeministri dhe disa këshilltarë. 

"Jemi të gjithë këtu, po mbrojmë pavarësinë tonë dhe shtetin tonë! Do të vijojmë të bëjmë këtë gjë!", thotë Zelensky në video. 

Disa media ruse përhapën thashethemin se Zelensky është larguar nga kryeqyteti.