BOTA, 22 Korrik 2024, 22:34

"U kërcënua se do të largohej me forcë, dështimi i debatit me Trump u organizua", New York Post zbulon prapaskenat e tërheqjes së Biden

"U kërcënua se do të largohej me forcë, dështimi i

Gazeta amerikane New York Post ka zbardhur prapaskenat e tërheqjes së Joe Biden nga gara presidenciale. Në një shkrim, gazeta thotë se kanë qenë drejtues të nivelit të lartë të Partisë Demokratike që e kanë kërcënuar Joe Biden se do ta largonin me forcë nga detyra nëse ai nuk tërhiqej.

Po ashtu, NYP thotë se edhe debati me Donald Trump, ku Biden nuk u shfaq në formë ishte i organizuar.

“Ai debat ishte një organizim për të bindur demokratët se ai nuk mund të kandidonte për president,” tha një burim i afërt me familjen Biden për The Post të hënën.

Ndërsa thirrjet që ai të largohej u shtuan, Biden këmbënguli se ai do të vazhdonte, por kryetarët e partisë kërcënuan se do të zbatonin Amendamentin e 25-të të Kushtetutës së SHBA .

Amendamenti lejon që nënpresidenti dhe anëtarët e kabinetit të deklarojnë se ai nuk është i përshtatshëm për të shërbyer dhe ta detyrojë atë të japë dorëheqjen, shtoi burimi për NYP.