TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtoresha e Shërbimit Sekret të SHBA-së, Kimberly Cheatle, dëshmon sot para Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve në lidhje me tentativën për vrasjen e Donald Trump dhe trajtimin e sigurisë në mitingun e fushatës elektorale.
Në fjalën e hapjes, ajo pranoi se agjencia dështoi gjatë të shtënave, ndërsa u shpreh se autori ishte identifikuar më herët si i dyshuar, por nuk ishte konsideruar kërcënim për ish-presidentin.
Cheatle tha se Shërbimi Sekret i SHBA-së bën dallimin midis dikujt që vepron në mënyrë të dyshimtë dhe se ekziston një kërcënim.
“Nëse do të kishim informacione se kishte një kërcënim, trupa jonë nuk do ta nxirrte kurrë ish-presidentin në skenë”, tha ajo. “Kjo është ajo që ne bëjmë, dhe të tillë jemi ne.”
Më tej Cheatle është shprehur se në ngjarje të ndryshme ku identifikohen njerëz të dyshimtë, ata individë duhet të hetohen për të përcaktuar nëse paraqesin një kërcënim real.
Cheatle po përballet me një mori pyetjesh dhe kritikash rreth mënyrës sesi një person i armatosur ishte në gjendje të qëllonte Trump gjatë tubimit dhe ka pasur thirrje për dorëheqjen e saj nga disa ligjvënës.
Ndërkohë, hetuesit nuk kanë zbuluar ende motivin e sulmuesit. Detaje të reja kanë dalë në lidhje me personin e armatosur, ku thuhet se ai vizitoi vendin e tubimit dy herë pasi u njoftua dhe mund të ketë fluturuar edhe një dron mbi zonë ditën e të shtënave.